Dinamo ndeshet me Partizanin në derbin e Tiranës dhe kjo ndeshje fatkeqësisht si gjithmonë do të luhet në “Elbasan Arena”, shtëpia pritëse e Superiores së ekipit të Dajës.
Takimi luhet këtë fundjavë dhe sheh dinamovitët në një formë spektakolare si ndja Elbasanit e do kërkohet e njëjta ecuri dhe Partizanin që nuk mbetet prapa pasi është kryesues dhe për pak sa nuk fitojë takimin me Teutën.
“Nëndetësja” do të luajë përsëri në Elbasan dhe kësisoj kërkon që fati t’a ndjek përsëri në këtë stadium. Biletat janë publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale të klubit kryeqytetas dhe mund të blihen në biletarinë e stadiumit “Selman Stermasi” dhe në impiantin ku do të zhvilohet takimi.
Çmimi më i lirë si gjithmonë tek Dinamo City është 500 Lekë (të reja), ndërsa më i shtrenjti është Tribuna VIP ku një biletë kushton plot 2000 Lekë. Tribuna A dhe B kushtojnë 1500 Lekë, ato D, F, E 700 Lekë dhe G3 dedikuar miqve, pra “Guerrilsave” është ajo më e lira.
Me formën e pretendimet e të dy ekipeve, si dhe gjendjen e impiantit që të lë të luash me kombinime të shkutra që u pa në sfidën Elbasani-Dinamo, pritet seriozisht një derb shumë, shumë i bukur dhe me një rivalitet të ndezur që të kujton kohët e Superiores së viteve të kaluara