“Corriere dello Sport” bën një pasqyrë të së ardhmes së Jonathan David dhe shpjegon se qendërsulmuesi kanadez, i cili shënoi mbrëmjen e së martës kundër Juventusit, vazhdon të jetë objektivi i Cristiano Giuntoli.
Fakti që ai ka një kontratë me Lille, e cila iskadon në qershor 2025, do ta bëjë një objektiv të sigurt transferimi, por për ta blerë në janar dhe liruar nga klubi transalpin gjashtë muaj para skadimit të kontratës, duhet një shifër midis 15 dhe 20 milionë euro.
Megjithatë, nuk është e sigurt se mbërritja në qershor mund të jetë zgjidhja e duhur për t’i siguruar shërbimet e djaloshit të lindur më 2000. Në fakt, gjysma e Premier League është në gjurmët e tij, sidomos Liverpool, Arsenal dhe Manchester United.
Synimi i David dhe rrethit të tij është ta arrijë afatin final, sepse në atë moment, pra në qershor 2025, mund të bëjnë kërkesa më të rëndësishme financiare. Agjenti i tij kërkon 7-8 milionë euro komisione, David një pagë të paktën 5 milionë euro neto në vit”.