Julian Nagelsman ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e fundit të vlefshme për Ligën A të Nations League.
Në takimin me Bosnje dhe Hercegovinën (16 nëntor) dhe Hungarinë (19 nëntor) Julian Nagelsman ka bërë surprizën e madhe duke grumbulluar për herë të parë Stefan Ortegën.
Në moshën 32-vjeçare, me baba spanjoll dhe nënë gjermane, portieri i Sitit pritet që të debutojë me Kombëtaren gjermane. Ortega, i lindur në Hofgeismar, është grumbulluar pasi me largimin e Nojerit dhe dëmtimin e Mark Andre Ter Shtegen, katër herë kampionët e botës janë në kërkim të një zgjidhje të sigurt për portën.
Një tjetër risi e listës së Nagelsman është edhe emri i Felix Nmecha, mesfushorit të Dortmundit.