Media serbe: Zviceranët sulmojnë Serbinë me Xhakën në skuadër

Futboll

Media serbe: Zviceranët sulmojnë Serbinë me Xhakën në skuadër

Nga: K. Goca Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 14:31
Kapiteni Granit Xhaka

“Zvicra sulmon Serbinë me Xhakën në skuadër!”, ky është titulli i mediumit serb “Kurir”.

Kapiteni Granit Xhaka është i frikshëm për serbët për faktin se dy herë i ka rrëzuar nga Kampionati Botëror (2018 e 2022), kësaj radhe do të orvatet t’i rrëzojë nga Liga A e Kombeve.

“Trajneri i kombëtares së futbollit të Zvicrës, Murat Yakin ka publikuar sot listën me 26 lojtarë për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Spanjës në Ligën e Kombeve.

Zvicra më 15 nëntor do të takohet me Serbinë në Zurich në kuadër të xhiros së pestë të Grupit A4 të Ligës së Kombeve dhe tri ditë më vonë do të takohet me Spanjën në Santa Cruz”, ka shkruar ky medium serb.

Duhet theksuar se Murat Yakin ka ftuar katër shqiptarë, Granit Xhaka, Albian Hajdari, Ardon Jashari dhe Andi Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat