“Unë nuk mendoj se Hansi Flick filloi një epokë të re te Barcelona. Ishte Xavi, ai që e bëri këtë”.
Fjalët janë të Thierry Henry, ish-sulmues i shquar, ndër të tjera i Barcelonës.
Duke folur në studiot e “CBS Sports Golazo”, pas fitores së Barçës në fushën e Crvena Zvezda, kampioni francez i komentoi kështu rezultatet e shkëlqyera të arritura nga Blaugranët në fillim të sezonit, si në kampionat, ashtu edhe në Champions League:
“Sot Flick është duke vazhduar atë që bëri Xavi. Un
ë besoj se kjo skuadër, falë dy viteve që kaluam së bashku dhe sezonit të vështirë të kaluar, duhet të konsiderohet si një nga favoritet për ta fituar Ligën e Kampionëve.
A do ta fitojë atë? Ndonjëherë është e nevojshme të humbasësh një gjysmëfinale, një çerekfinale, për të kuptuar sa e vështirë është. Mendoj se Barcelona është e pajisur për t’i shkuar deri në fund, po”.