Kylian Mbappe nuk do të jetë pjesë e Francës kundër Italisë. Ashtu siç ndodhi në tetor, Didier Deschamps ka vendosur të mos e thërrasë kampionin e Realit të Madridit, i cili po kalon një moment mjaft delikat për shkak të ngjarjeve jofutbollistike, por edhe për shkak të një paraqitjeje që me klubin spanjoll nuk është në lartësinë e pritshmërive.
Siç raporton ‘L’Equipe’, kapiteni i bluve nuk do të jetë i përfshirë në listën që do të publikojë së shpejti Didier Deschamps për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Italisë.
Dje, Thierry Henry sulmoi ashpër Mbappène për paraqitjen e tij:
"Ekipi është i frustruar me të, e kuptoj dhe nuk është e lehtë. Duhet t'i japim kohë, por ai duhet të mësojë të luajë si numri 9. Do të ishte më mirë, sepse nuk mund të shkojë më keq se kaq.”
Henry e akuzoi atë se ishte pak statik:
"Pavarësisht nëse je anësor, 9 apo 10, mund të vraposh, madje edhe Rudiger bëri një vrapim në pjesën e parë. Ne tashmë po pyesim veten si do ta balancojë Ancelotti ekipin e tij.”