Të shtunën luhen të gjitha ndeshjet e javës së 14-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Kryendeshja luhet në Shkup mes Vardarit dhe Shkupit.
Ndeshja luhet në Arenën “Todor Proeski”.
Gjyqtar kryesor është Igor Stojçevski nga Shkupi.
Ivana Projkovska, po ashtu nga Shkupi, është caktuar për të drejtuar ndeshjen ndërmjet Shkendijës dhe Brerës, ndërsa në Strugë, ku luajnë kampioni Struga Trim Lum dhe lideri Rabotniçki, gjyqtar kryesor është Dimitar Pileshkov nga Shtipi.
Ndeshjet, e shtunë (13.00)
Kavadar: Tikveshi – Besa (Vlatko Ilioski – Prilep)
Strugë: Struga TL – Rabotniçki (Dimitar Pileshkov – Shtip)
Tetovë: Shkendija - Brera (Ivana Projkovska - Shkup)
Kratovë: Sileksi – Pelisteri (Nderim Tefiku – Kumanovë)
Shkup: Vardari - Shkupi (Igor Stojçevski - Shkup)
Shkup: Gostivari – Voska (Krumislav Gjorgjiev – Shtip)