Fiton Ademi i gatshëm për ndeshjen e të shtunës me Brerën 

Futboll

Fiton Ademi i gatshëm për ndeshjen e të shtunës me Brerën 

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 15:51
Fiton Ademi

Sulmuesi i Shkëndijes së Tetovës, Fiton Ademi, është në kombinim për ndeshjen e të shtunës kundër Brerës, ndërsa Ibraimi mbetet jashtë për shkak të lëndimit dhe Qaka për shkak të pezullimit.

"KF Shkëndija merr një lajm të mirë në prag të përballjes së radhës kampionale të shtunën me Brerën në Tetovë në kuadër të xhiros së 14-të në LPFMV, pasi sulmuesi Fiton Ademi është rikuperuar plotësisht dhe sot është stërvitur me ngarkesë maksimale me grupin.

Rikthimi i Ademit e lehtëson zgjedhjen e trajnerit Jeton Beqiri, i cili fundjavën e kaluar kundër Rabotniçkit u detyrua të luante pa një sulmues klasik, për shkak të mungesave të Ibraimit, Ademit dhe Bambës.

Ndërsa Ademi kthehet, Ibraimi (dhe Bamba) vazhdon terapinë dhe do të mbetet jashtë për sfidën me Brerën.

Parashikohet që ai të jetë gati për ndeshjet pas pauzës ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, mesfushori Kamer Qaka nuk do të jetë në dispozicion për të shtunën, pasi fundjavën e kaluar mori kartonin e pestë të verdhë, që sjell automatikisht pezullim për një ndeshje", njoton FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat