Ky është Rafa Leao, talenti që e çon Milanin drejt suksesit në fushë të Realit.
Më në fund një provë prej numri 10, në stadiumin e ëndrrave, ndaj edhe tifozët kuqezi nuk duan të zgjohen.Dhe në fakt portugezi nuk e merr skenën në mënyrë direkte, por është ai që fshihet pas fytyrave të suksesit që janë ato të Çaut, Moratës dhe Reijndersit.
Megjithatë, Rafa ishte gjithmonë aty: ai nis aksionin që solli këndoren nga ku erdhi avantazhi i kuqezinjve, ai goditi me të djathtën aq fort sa që Lunin nuk mundi të mbante topin të cilin Morata e shtyu në rrjetë.
Dhe përsëri Leao ishte aty për t’i shërbyer Reijnders topin e golit që mbylli ndeshjen. Në paraqitjen e Madridit është e gjithë esenca e 25-vjeçari, vendimtar siç e kishin parashikuar Morata dhe Fonseka.
Një vit më parë kishte përmbysur PSG-në me një roveshatë në “San Siro”, ndërkohë që të martën, vendosi të bëhej protagonist përballë të njëjtit Mbape, por me një fanellë të re. Numri 10 i Milanit mori dritën e prozhektorëve kundër francezit dhe një farë Vinicius Zhunior.