CIES publikon listën: Këto janë lojtarët U21 më të kushtueshëm në botë

Futboll

CIES publikon listën: Këto janë lojtarët U21 më të kushtueshëm në botë

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 16:48
Spanja

Observatori i Futbollit CIES ka hartuar një listë me 100 futbollistët nën 21 vjeç me vlerën më të lartë në treg. Rezultatet tregojnë se më i shtrenjti aktualisht është Lamine Yamal.

Ai kushton 180.9 milionë euro.

Pas tij renditen Alejandro Garnacho (Manchester United, 114.8 milionë euro) dhe Warren Zaire-Emery (Paris St-Germain, 109 milionë euro), ndjekur nga Savio Moreira (Manchester City, 101 milionë euro).

Lista vijon me Joao Neves (PSG, 99.8 milionë euro), Endrick Felipe (Real Madrid, 97.7 milionë euro) dhe Rico Lewis (Man City, 87 milionë euro).

Për sa i përket repartit të mbrojtjes, deri tani më i shtrenjti është lojtari i Toulouse, Guillaume Restes (28.8 milionë euro), ndjekur nga Lucas Beraldo (Paris St-Germain, 70.3 milionë euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat