Sërish një tjetër asist dhe një performancë totale për Kristian Pulisiçin në mbrëmjen magjike kuqezi në “Bernabeu”.
Amerikani ishte ai që dha asistin për golin e parë të Çaut dhe mori pjesë në aksionin e golit të dytë të Moratës.
Në këtë sezon ai ka qenë një nga liderët e skuadrës së Milanit edhe në kampionat duke shënuar dhe duke asistuar. Numri 11-të i kuqezinjve ishte protagonist pas ndeshjes në “CBS”.
“Një rezultat i jashtëzakonshëm për ne. Të fitosh në Madrid nuk është aspak e lehtë.
Ata janë skuadër historike në Champions dhe është e vështirë të luash në ‘Bernabeu’, për më tepër të bësh rezultat.
Djemtë ishin fantastikë dhe treguan që Milani është një skuadër e madhe. E dinim që do të ishte shumë e vështirë, por me besim dhe duke dhënë maksimumin në fushën e lojës mund të bënim mrekulli”, tha Pulisic..