Katër emra sulmuesish që Bayern dëshiron t’i këtë

Futboll

Katër emra sulmuesish që Bayern dëshiron t’i këtë

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 17:02
Kane

Bayern Munich ka përgatitur një listë me katër sulmuesish, si pjesë e përpjekjeve të tyre për të sjellë një tjetër numër 9 të shtrenjtë që të sfidojë Harry Kane në pozitën e sulmit .

Gjigantët e Bundesliga investuan rreth 100 milionë euro (83 milionë funte/108 milionë dollarë) për kapitenin e Anglisë, Harry Kane, kur e morën atë nga Tottenham në verën e vitit 2023. Kane arriti të fitojë Çmimin e Këpucës së Artë të Evropës gjatë sezonit të tij të parë në Gjermani, duke shënuar 44 gola në të gjitha garat.

Kane ka shtuar edhe 17 gola në këtë sezon, duke luajtur vetëm 15 ndeshje, por nuk ka arritur ende të fitojë ndonjë trofe me Bayern dhe është vënë nën pyetje për kontributin e tij në ndeshjet më të rëndësishme, kur prodhimi i golave është i domosdoshëm.

Me këtë në mendje, dhe me Kane që tashmë është 31 vjeç, Bayern thuhet se po kërkon të identifikojë konkurrencë dhe mbulim më afatgjatë në fazën e sulmit. Sipas Sport Bild, një trio rivalësh që luajnë aktualisht në Gjermani janë në radarët e skuadrës së rekrutimit të Bayern në Allianz Arena.

Omar Marmoush ka pasur një paraqitje të shquar për Eintracht Frankfurt, ndërsa 21-vjeçari nga Sllovenia, Benjamin Sesko, ka treguar në RB Leipzig se pse konsiderohet një perspektivë e mirë– me shokun e tij të skuadrës Lois Openda që gjithashtu po tërheq vëmendje.

Suksesi i suedezit Viktor Gyokeres është një tjetër emër që Bayern po e mbikëqyr, me shifrat e tij të jashtëzakonshme të golave në klubin e njohur portugjez, Sporting, ku ka shënuar 66 gola në 67 paraqitje.

Të gjithë këta lojtarë që po tërheqin vëmendjen nga Munich, po përcillen edhe në klubet e tjera, si Liverpool dhe Manchester United, të cilat janë duke përgatitur përforcime për repartet e tyre sulmuese në Anfield dhe Old Trafford përkatësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat