Gugash Magani duket se ka pasur këmbën e mbarë në momentin që u emërua trajner i Tiranës.
Kapiteni Florjan Përgjoni është gati të japë kontributin e tij që në ndeshjen e radhës përballë Bylisit.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka lënë pas dëmtimin që e “mundon” që nga vera, teksa është gati për të zbritur në fushë dhe udhëhequr ekipin në një moment aspak të mirë.
Përgjoni ka kryer ditën e hënë seancën e plotë stërvitore. 27-vjeçari e ka lënë plotësisht pas dëmtimin, duke mos pasur më shqetësime.
Kujtojmë që sfida mes Tiranës dhe Bylisit do të zhvillohet këtë të diel duke nisur nga ora 17:00. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, sfidë e vlefshme për javën e 13-të të Superiores.