Futbollisti i Prishtinës, Sinan Kadiri, u aktivizua në minutën e 83-të, ku pas 6 minutash lojë, si me dorë, nga e djathta harkoi fuqishëm dhe saktë për realizuesin Leotrim Kryeziu për 1:1 ndaj Dritës.
I riu Kadiri, është pjesë e FC Prishtina nga edicioni i kaluar kur ishte transferuar nga Rahoveci, ndërsa pati edhe dy paraqitje në stinorin pranveror të edicionit të kaluar, ndërsa ishte titullar i padiskutuar i skuadrës U21 dhe kampion i Kosovës në edicionin 2023/24.
Sinan Kadiri: I lumtur me debutimin për këtë sezon, edhe më i lumtur për asistimin tim të parë, duke thënë:
“Fillimisht shumë i lumtur me debutimin për këtë sezon dhe padyshim edhe më i lumtur për asistimin tim të parë e që i doli ndihmë skuadrës duke i siguruar një pikë ekipit, ndërsa dhe me pak fat mund të dilnim edhe me tre pikë.
Besoj shumë në këtë grup bashklojtarësh dhe shpresoj herëve tjera me rezultate pozitive”.