Sane, përforcimi i parë

Futboll

Sane, përforcimi i parë

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 17:21
Leroy Sane

Man. Junajted ka kërkuar të transferojë Leroy Sanen nga Bajern Munihu, pasi ylli gjerman duket se kërkon gjithnjë e më shumë largimin nga “Allianz Arena”.

Pas një starti të dobët të sezonit nën drejtimin e Erik Ten Hag, që çoi në largimin e tij dhe emërimin e Ruben Amorim si trajner, “Djajtë e Kuq”, po kërkojnë përforcime në sulm për të mundësuar një start të suksesshëm për Amorim.

Sipas raportimeve nga “BILD”, Man. Junajtedi ka kërkuar informacion rreth Sanes për dritaren e transferimeve të janarit, por lojtari gjerman mund të jetë në dispozicion si agjent i lirë verën e vitit 2025.

Në skuadrën aktuale të Junajtedit, vetëm Entoni konsiderohet një krah i djathtë natyral, me Markus Rashford dhe Alehandro Garnaço që preferojnë të luajnë në krahun e majtë. Prandaj, Man. Junajtedi po kërkon të ofrojë për Amorim një opsion më të mirë në krahun e djathtë.

Përveç Man. Junajtedit edhe Mikel Arteta dhe Arsenali kanë shfaqur interes për shërbimet e Sane-s. Megjithatë, ish-lojtari i Man. Sitit thuhet se është i hapur për të biseduar me Bajern Munihun për një rinovim të mundshëm të kontratës para se të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

28-vjeçari nuk ka qenë një titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e Vinsent Kompani, dhe si pasojë, Bajerni mund të mos jetë shumë i ndrojtur ta lëshojë, nëse ndonjë nga klubet shfaq interes për të në janar, sidomos pasi mund të largohet si agjent i lirë verën e vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat