“Futbolli ka ndryshuar sot, por jo për sa i përket numrit të ndeshjeve të luajtura. 10 vite më parë lojtarët luanin 70/80 ndeshje në vit, pra shifra është shumë afër asaj aktuale, por intensiteti i lojës ka ndryshuar.
Është shumë më fizik dhe futbollisti duhet të jetë një atlet 360°, duke u kujdesur për gjithçka, nga ushqimi te pushimi e deri te gjumi”. Gianluca Zambrotta flet kështu, në intervistën e dhënë për Radio Serie A.
"Koha është një çelës themelor për të qenë në gjendje të përgatitësh ndeshje nga pikëpamja taktike, atletike dhe mendore. Nëse do një ekip të fortë, duhet të stërvitesh fort. Nëse dëshironi një ekip intensiv, stërvitjet tuaja do të duhet të jenë intensive dhe kështu me radhë”.
Barcelona e jashtëtokësorëve. "Në vitin 2006 Messi (më i miri i epokës së tij për mua) ishte një talent i pastër, nga një planet tjetër. Edhe tre jashtëtokësorët e tjerë, Xavi, Iniesta dhe Ronaldinho. Gjithmonë të gëzuar, të disponueshëm, djem të jashtëzakonshëm”.
“Kam pasur fatin t'i shoh çdo ditë në stërvitje. Erdha pas kampionatit botëror, isha i fortë mendërisht dhe teknikisht.
Një ditë në stërvitje u përpoqa të mbuloja Xavin në stërvitje, nuk e pashë top. Ata janë lojtarë që do të bënin diferencën edhe sot. Cilësia e tejkalon gjithmonë fizikun”.