Robert Lewandowski në fillim nuk mendohej si plan afatgjatë për Barcelonën, por polaku po i bind të gjithë se për të mosha nuk ka asnjë efekt.
Gazeta katalanase Sport shkruan se, nëse vazhdon me këtë ritëm, klubi do ta gjejë lehtësisht gjuhën e bashkëpunimit me të.
Lewandowski dhe familja e tij ndihen mirë në qytetin e Barcelonës. Ata e shohin veten të përshtatur 100%. Sport raporton se paga e sulmuesit polak në sezonin e ardhshëm do të ulet.
Deco ka menduar një plan të detajuar për qendrën e sulmit. Në 2025 Barcelona nuk ka nevojë ta zëvendësojë Lewandowskin, por vetëm ta ndihmojë që ai të pushojë më shumë.
Për këtë po diskutohet si opsion Jonathan David i Lille, duke qenë së në 2025 do të jetë lojtar i lirë. Në sezonin e parë ai do të luajë në një përqindje ndeshjesh, ndërsa një vit më pas mund të konceptohet si titullar.