Vdes në moshën 57-vjeçare legjenda gjermane 

Futboll

Vdes në moshën 57-vjeçare legjenda gjermane 

Nga: K.G. Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 19:19
Maximilian Heidenreich

Një nga ish futbollistët e njohur gjermanë, Maximilian Heidenreich, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.

Siç raportohet, ai ka humbur betejën me kancerin.

Maximilian Heidenreich, legjendë e Freiburgut, ishte pjesëtar i brezit të artë që hynë në Bundesligë dhe u renditen në vendin e tretë në vitin 1995, që mbetet suksesi më i madh i klubit në kampionatin gjerman edhe sot e kësaj dite.

Freiburg vajton humbjen e një ish futbollisti të madh.

Heidenreich veshi fanellën e Freiburgut nga viti 1992 deri në vitin 1997 dhe bëri 166 paraqitje gjatë asaj kohe.

Ai u soll si një lojtar ofensivë, por më pas trajneri Volker Finke e futi në mbrojtje.

Për shkak të stilit të tij të lojës, ai mori nofkën "Braziliani" dhe Finke e krahasoi atë me të famshmin Franz Beckenbauer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat