Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF ka bërë publike vendimet e marra për javën e fundit në futbollin shqiptar. Vendime të ndryshme duke filluar nga Kategoria e Parë, ajo e Dytë dhe futbolli i moshave.
Në sy bie pezullimi 1-vjeçar i presidentit të klubit Iliria. Gjithashtu, DISIPLINA nuk ka falur as trajnerin e Pogradecit, Samuel Nikaj. Ky i fundit është dënuar me 4 ndeshje pezullim.
VENDIMET:
Zyrtari i FK Pogradeci, Samuel Nikaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
KS Besa, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
Flamurtari FC, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
Iliria, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të neneve 6/3/d, 8, 13/2, 17/1, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 në fushë asnjanëse dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Zyrtari i KF Iliria, Nazmi Selmani, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
Lojtari i KF Iliria, Adolf Selmani, për sjellje josportive dhe sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/j dhe 14/1/l të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
Lojtari i KF Iliria, Santiago Selmani, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.
Lojtari i KF Iliria, Brajan Selmani, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.
Zyrtari i KF Butrinti, Adriatik Faslliu, për provokim të spektatorëve me xheste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Butrinti, Santi Culli, për sjellje të dhunshme dhe provokim të spektatorëve me xheste dhe fjalë ofenduese, në bazë të neneve 14/1/f dhe 14/1h të KDE, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Teuta U-19, Itger Meka, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Bylis U-19, Emanuel Alves Dutra, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KS Besa U-19, Denis Gjeci, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FK Pogradeci U-17, Eri Shuli, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Julton 5×5, Vilson Mziu, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga Futbolli 5×5.
Partizani Junior 2024, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder AF Triumph U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
AP Dinamo Junior U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13 Grupi A, Zona Rajonale Tiranë, kunder Dinamo14A U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i Petrela U-16, Redi Brahja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Petrela U-16, Santino Prenga, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Petrela U-16, Arbjon Metani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i Petrela U-16, Myrteza Mira, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Football Republic U-15, Daniel Rrushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Julton 5×5, Vilson Mziu, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga Futbolli 5×5.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Pogradeci U-19, Kleart Grazhdani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Pranimin e kërkesës së zyrtarit të FC Apollo, Marjol Miho, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Klajvi Zeneli të KF Erzeni U-21 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Nikolas Karakashi të KF Naftëtari si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së AF Bajrami U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së KF Butrinti U-17 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.