Portieri Amir Shaipi - reprezentuesi i Kosovës, Albian Hajdari - reprezentues i Zvicrës, Shkëlqim Vladi, u paraqitën nga minuta e parë për Luganon në përballje me TSC nga Baçka Topolla e Vojvodinës, krahinë e uzurpuar nga Serbia.
Skuadra e TSC ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Luganos.
Uran Bislimi u paraqit nga minuta e 64-të për Luganon por sonte nuk e treguan veten ashtu siç pritej si ekip në terrenin e Baçka Topollës.
Hajdari është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 70-të.
Për vendasit shënuan Staniç (4'e 62'), Pantoviq (59' e 86’) dhe për Luganon realizoi Belhadj (61').
Lugano pësoi humbjen e parë pas dy fitoreve në Conference League dhe renditet në vend të 11-të me 6 pikë e TSC është në të të 22-tin me 3 pikë.