Nico Williams: Yamal dhe të tjerët më thanë të shkoja te Barça

Futboll

Nico Williams: Yamal dhe të tjerët më thanë të shkoja te Barça

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 21:14
Nico Williams

Anësori i majtë i Bilbaos zbuloi disa informacione në lidhje me presionin që mori nga bota katalanase për të kaluar në hijen e Camp Nou!

Kur gjithçka dukej se i përkiste të shkuarës, Nico Williams vendosi të hapë kutinë e Pandorës. I përfolur deri në rraskapitje nga Barcelona në një verë të nxehtë plot thashetheme, anësori i majtë i Athletic Bilbaos, që u bë kampion evropian me Spanjën, zbuloi disa informacione në lidhje me presionin që mori nga bota katalanase për të kaluar në hijen e Camp Nou.

Megjithatë, jo nga klubi, por nga lojtarët. Në fakt, krahu i majtë i lindur në 2002 foli në programin televiziv 'La Revuelta' për të treguar një histori pikante:

"Thashethemet në verë? Ishte e vështirë. Për më tepër, bastardët Lamine (Yamal), Balde dhe të tjerët nuk më kanë ndihmuar. Më thanë ‘vëlla hajde tani, hajde tani’”. Me pak fjalë, një këmbëngulje e vazhdueshme, me bashkëlojtarët e tij të kombëtares që këmbëngulnin duke i dërguar mesazhe vazhdimisht.

Dhe telenovela nuk mbaron këtu. Sepse gjatë verës edhe tifozët e Barçës këmbëngulën në rrjetet sociale, duke u përpjekur vazhdimisht ta bindin që të pranojë bashkimin me klubin katalanas: "Është e vështirë të shpëtosh nga kjo situatë. Vazhdoj të marr mesazhe edhe pse nuk jam i lidhur me askënd. Është pak nga gjithçka. Shumë thonë 'shko te Barca' dhe të tjerë thonë 'nuk kemi më nevojë për ty'".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat