Cristian Shpendi futet në historinë e Cesenës

Futboll

Cristian Shpendi futet në historinë e Cesenës

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 21:24
Cristian Shpendi

Cristian Shpendi nuk ndalet me golat e shënuara te Cesena në Serinë B.

Një tjetër portë ka tundur, atë të Sudtirolit në fitoren 1-0. Tani ky futbollist kryeson listën e golashënuesve në Serinë B me 7 realizime, ndërsa ndjekësit e tij më të afërt janë me 5 gola.

Sulmuesi shqiptar ka ngritur disi alarmin te Shqipëria teksa ka flirtuar edhe me një ftesë të mundshme që mund t’i vijë nga Italia.

Disavantazhi i tij është fakti që luan në Serinë B, por duke parë mungesën e sulmuesëve që gjejnë golin, jo vetëm në Itali, por edhe në Europë, gjithçka është e mundur.

I pyetur nga gazetarët italianë rreth një mundësie për të qenë pjesë e Italisë, lojtari i Shqipërisë U-21 nuk i ka mbyllur dyert, duke thënë se ende nuk ka marrë ftesën e Spaletit.

Por një histori e bukur është ajo e vlerës së kartonit. Cesena e mori Cristian dhe Stiven Shpendi, dy vëllezërit, për vetëm 2500 euro të paguara në Federatën e Futbollit të San Marinos, atje ku shqiptarët u formuan si lojtarë.

Pra në total, Cristian Shpendi ka kushtuar vetëm 1250 euro për Cesënën. Por sa është aktualisht vlera e tij? Pas ndeshjes me Breshian, presidenti i Empolit, John Aiello, u shpreh: “Nëse do ta heqim në verë Cristian Shpendin, do të kërkojmë 15 milionë euro”.

Pra Cesena e sheh shqiptarin si një thesar, e mori me 1250 euro dhe vlera e tij aq shumë sa tani pretendohet të shitet me 15 milionë euro. Ndërkohë me golin e shënuar në fundjavë, Shpendi ka hyrë zyrtarisht te 10 lojtarët që kanë realizuar më shumë gola me fanellën e Cesenës në gjithë historinë. Pra në këtë moment, janë vetëm 9 lojtarë që kanë shënuar më shumë gola se Cristian Shpendi në historinë e Cesenës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat