Ka mjaftuan pak kohë që Mario Mitaj të shndërrohet në futbollist kyç për Al Ittihad.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare e ka blinduar tashmë fanellën e titullarit, teksa edhe njëherë dhuroi performancë të mirë.
21-vjeçari ishte nga minuta e parë në fitoren 2-0 që Al Ittihad mori në transfertën e Al Orubah. Mitaj u vlerësua me notën 7.3 për të qënë ndër më të mirët në radhët e Al Ittihad.
Për më tepër, skuadra e tij mori pikët që momentalisht e pozicionojnë në vendin e parë të Superligës arabe.
Mitaj është kthyer edhe në të preferuarin e trajnerit Sylvinho, zgjedhje që pritet të jetë edhe në listën zyrtare të lajmëruar për këtë të premte në kuadër të dy sfidave në Ligën e Kombeve ndaj Republikës Çeke dhe Ukrainë.