Klubet e Ligës Premier janë vënë në gatishmëri të lartë pasi dolën raporte se sulmuesi i Sporting Lisbonës, Viktor Gojkeres, është në dispozicion për rreth 63 milionë funte apo 75 milionë euro verën e ardhshme.
26-vjeçari suedez, i cili ka qenë në formë të bujshme me 23 gola në 17 ndeshje këtë sezon, ka tërhequr interesin e Man. Junajtedit, Çellsit, Liverpullit dhe Arsenalit.
Gojkeres, i cili iu bashkua Sportingut nga Koventry Siti për 20 milionë funte sezonin e kaluar, ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro (83 milionë funte) në kontratën e tij, e cila zgjat deri në vitin 2028.
Megjithatë, sipas mediumit “The Telegraph”, klubi portugez thuhet se është i gatshëm të pranojë një tarifë më të ulët për sulmuesin gjatë verës.
Paraqitjet mbresëlënëse të sulmuesit, duke përfshirë një het-trik në fitoren e fundit 4-1 të Sportingut ndaj Man. Sitit, e kanë rritur më tej vlerën e tij.