Nuk është vetëm Juventusi skuadra që kërkon shërbimet e Edon Zhegrovës.
Edhe pse bardhezinjtë po përfliten shumë për të afruar tlojtarin e kombëtares së Kosovës, në luftë për të është edhe Atalanta.
Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, bergamaskët e shohin Zhegerovën si zëvendësuesin ideal të Ademola Lukmanit.
Ky i fundit me shumë mundësi do të transferohet te PSG-ja duke lënë një vakancë të madhe te Atalanta.
Zhegrova sipas drejtuesve bergamaskë i ka të gjitha karakteristikat e nevojshme që të zëvendësojë Lukmanin si nga shpejtësia ashtu edhe nga finalizimi.
Kështu gjatë merkatos pritet që të ketë një garë mes Juventusit dhe Atalantës për shërbimet e talentit të Kosovës. Megjithatë nuk përjashtohet që për Zhegroën të futen në garë edhe skuadra të tjera nga Anglia dhe Spanja.