Toni Kroos përjashton karrierën si trajner

Futboll

Toni Kroos përjashton karrierën si trajner

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 09:21
Toni Kroos

Ish-ylli gjerman, Toni Kroos ndau mendimet e tij për daljen në pension, jetën në Madrid dhe planet e ardhshme.

Duke reflektuar për zgjedhjen e tij për t’u tërhequr, ai tregoi se nuk pendohet, por gjithashtu refuzoi të bëhet trajner.

“Nuk pendohem aspak që u tërhoqa, megjithëse mirëpritja dhe dashuria nga fansat ishin të pabesueshme. Nuk e prisja fare”, ka thënë fillimisht Kroos.

“Kjo tregon se 10 vitet e mia në Madrid ishin një kohë e mirë që nuk do të harrohet lehtë. Unë do të thosha diçka për tifozët madrilen dhe kjo është emocionalisht më e rëndësishme se çdo titull”.

“Jo për momentin nuk mendoj të bëhem trajner. Nuk mund të them nëse gjërat do të ndryshojnë në dhjetë vjet. Por nuk dua të kthehem shpejt në një ritëm që e kam braktisur me vetëdije: të jem i zënë nga mëngjesi në mbrëmje, duke udhëtuar shumë, duke fjetur në hotele”.

“Kjo është ajo që më ka lodhur gjatë viteve, nuk dua të kthehem menjëherë në këtë jetë, megjithëse mendoj se do të sillja diçka në punën e një trajneri”, përfundoi gjermani.

Kroos është bërë një temë e shpeshtë mes vështirësive të fundit të Real Madridit, me shumë që thonë se mungesa e tij ka ndikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat