Shqiptari në formacionin e më të mirë në Europa League

Futboll

Shqiptari në formacionin e më të mirë në Europa League

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 11:33
Formacioni

Europa League mbrëmjen e djeshme mbylli ndeshjet e raundit të 4.

Fitore të rëndësishme u morën nga skuadrat pjesëmarrëse, ndërsa shkëlqyen edhe futbollistët shqiptarë.

Kështu Ernest Muçi shënoi një gol fantastik për Besiktas në sfidën ndaj Molmes, me turqit që triumfuan 2-1.

Sulmuesi i Kombëtares shënoi në minutën e 76-të duke i dhënë avantazhin të tijve.

Falë paraqitjes së tij ndaj Malmos, Muçi është zgjedhur në formacionin e javës në Europa League. Madje nga “Soffascore” është vlerësuar me notën 8.4, ndërsa rreshtohet krah emrave mjaft të njohur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat