Skuadra e Chelseat vendosi rekord të ri në Ligën e Konferencës, duke shënuar fitore (8:0) me diferencë më të madhe se 6 gola.
Skuadra londineze është skuadra e parë në historinë e shkurtër të Ligës së Konferencave që arrin një fitore më të lartë se gjashtë gola.
Rekordin e mëparshëm ishte në pronë të Nordjesllandit, që shënoi fitore 7:1 ndaj Ludogorecit.
Mbrëmë skuadra londineze shënoi fitore me rezultat 8:0 kundër skuadrës së Noah-s nga Armenia.
Kjo e fundit eliminoi skuadrën e Shkëndijës nga garat evropiane. C
helsea barazoi rekordin në pjesën e parë, pasi që shënoi 6 gola në portën e mysafirëve nga Armenia.