Në konferencën për shtyp trajneri i Kombëtares, Sylvinho përveç analizoi listën e të grumbuluarve, foli edhe për duelin e radhës me Çekinë.
Braziliani theksoi se çekët janë një rival i vështirë, por ekipi nuk ka në plan të dorëzohet dhe në fushë do të luajë “all-in” për fitoren.
“Më shqetësojnë 3 futbollistë”, Sylvinho për listën: Askush nuk e di që kam takuar Muçin, ja pse kam grumbulluar 28 lojtarë
Ndër të tjera 50-vjeçari ka theksuar se gjithmonë kur kuqezinjtë luajnë në shtëpi stadiumi është “full” dhe kjo është një “armë” plus për ekipin në këto dy sfidat e fundit.
“Çekia dhe përballjet direkte, keni ndryshuar taktikisht? Po ua ribëj pyetjen unë, a ka qenë për Çekinë e lehtë kundër nesh?
Jo nuk ka qenë e lehtë. Çekia është shumë e fortë që lojtarët luajnë në kampionate të forta. Të gjithë tashmë e dinë se ku luajnë Bajrami, askush nuk e njihte Mitajn.
Bajrami shënoi në gol të bukur dhe është shumë e rëndësishme për futbollistët që rivalët na shikojnë ne të vështirë. Ne duhet të luajmë mirë për të përballuar këtë sfidë. Gjithmonë më pyesin se ku i kam gjetur lojtarët. Nuk mund të them se do të shkojmë në “Wmbley” për të mposhtur Anglinë. Kujtoj fitoren 3-0 me Çekinë në Shqipëri dhe kjo nuk ishte rastësi", tha Sylvinho.