Një portugez, një holandez, një turk dhe një serb!
Duket si fillimi i një barsolete, por në të vërtetë është formula e re që Tiago Mota ka për suksesin me Juventusin.Në Lilë ka lindur “Zonja” e katër yjeve. Fransisko Konseisao, Teun Kopmeiners, Kenan Jildiz dhe Dushan Vlahoviiq.
Nuk kishte lindur deri më tani për shkak të dëmtimeve dhe afrimeve të merkatos në ditët e fundit.
Tashmë Tiago Motta prej 6 nëntorit mund të mbështetet te 4 lojtarët që ishin projektuar titullarë që në startin e këtij sezoni.