Kevin Zefi kohët e fundit është lidhur ngushtë me një kalim te Shqipëria.
Talenti shqiptar ishte në fokusin e Alban Bushit për ta bërë pjesë të Shpresave U-21.
Lojtari është grumbulluar nga Iranda U-21 për dy sfidat miqësore që do të luajnë në këtë muaj dhe 19-vjeçari vazhdon të mbajë veshur fanellën e jeshiltë dhe të paktën për momentin ka zgjedhur Irlandën dhe Bushit e stafit të tij i vështirësohet puna për ta bindur, pasi irlandezët e shikojnë si të ardhmen e kombëtares së tyre.
Kujtojmë se Zefi ka luajtur për grupmoshat e Irlandës që nga U-15 e deri te U-19, ku në marsin e këtij viti zhvilloi ndeshjen e fundit me këtë grupmoshë. Ndërkohë trajneri Jim Crawford e konsideron pjesë të rëndësisme të projektit të tij për kualifiueset e EURO 2027 për U-21. Gjithashtu Zefi luan në Serie A në Itali me skuadrën e Romës në grupmoshën U-19.