Keidi Bare është rikthimi i bujshëm i Sylvinhos për 2 sfidat e fundit në Nations League.
Mesfushori grumbullohet nga braziliani për duelet me Çekinë dhe Ukrainën, takime që do të luhet më 16 dhe 19 nëntor në “Air Albania”.
Mungesa e fierakut shkaktoi shumë zhurmë në Euro 2024, i cili mbeti jashtë listës së të grumbulluarve për në europian. Gjithashtu mungoi edhe në 4 sfidat e para të Nations League dhe mungesa e tij vazhdonte të diskutohej.
Tashmë Bare rikthehen në Kombëtare dhe ku do të synojë të lërë gjurmë në këto dy sfida.
Fillimisht duhet parë me imtësi gjendja e tij, i cili në këtë grumbullim vjen me probleme fizike. Sylvinho në konferencën për shtyp theksoi se stafi mjekësore i Kombëtares do të analizojë gjendjen e mesfushorit dhe më pas do të vendoset nëse do të mund të luajë apo jo. Kështu braziliani “kryqëzon gishtat” që fieraku të mund të kontribuojë në këto 2 sfida.
Aktualisht mesfushori është pjesë e Real Zaragoza në La Liga 2 dhe deri tanika luajtur 8 ndeshje dhe ka dhuruar 2 asiste. Ndërkohë me Kombëtaren, 27-vjeçari ka debutuar më 26 mars të vitit 2018. Ka zhvilluar 29 ndeshje dhe ka shënuar edhe 2 gola.