Tifozët izraelitë të Makabi Tel Aviv u sulmuan rëndë në Amsterdam gjatë mbrëmjes të së enjtes, pas ndeshjes Ajaks-Makabi Tel Aviv në Ligën e Europës. Policia e Amsterdamit raporton se ka arrestuar 62 persona.“
Në disa vende të qytetit, mbështetësit u sulmuan, u keqtrajtuan dhe u qëlluan me fishekzjarre.
Policia e trazirave duhej të ndërhynte disa herë, të mbronte mbështetësit izraelitë dhe t’i shoqëronte ata në hotele”, thanë zyrtarë në Amsterdam.
Platformat e mediave sociale u përmbytën me imazhe të paverifikuara të supozuara të dhunës, por detajet e konfirmuara të përleshjeve ishin të pakta, sipas AFP.
Media holandeze AT5 raportoi se zënka të shumta, si dhe akte vandalizmi, kishin ndodhur në qendër të qytetit.