Përleshje të ashpra në Amsterdam, policia vë në pranga 62 persona

Futboll

Përleshje të ashpra në Amsterdam, policia vë në pranga 62 persona

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 13:52
Pamje

Tifozët izraelitë të Makabi Tel Aviv u sulmuan rëndë në Amsterdam gjatë mbrëmjes të së enjtes, pas ndeshjes Ajaks-Makabi Tel Aviv në Ligën e Europës. Policia e Amsterdamit raporton se ka arrestuar 62 persona.“

Në disa vende të qytetit, mbështetësit u sulmuan, u keqtrajtuan dhe u qëlluan me fishekzjarre.

Policia e trazirave duhej të ndërhynte disa herë, të mbronte mbështetësit izraelitë dhe t’i shoqëronte ata në hotele”, thanë zyrtarë në Amsterdam.

Platformat e mediave sociale u përmbytën me imazhe të paverifikuara të supozuara të dhunës, por detajet e konfirmuara të përleshjeve ishin të pakta, sipas AFP.

Media holandeze AT5 raportoi se zënka të shumta, si dhe akte vandalizmi, kishin ndodhur në qendër të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat