Merxhani: Besoj në fitore 

Futboll

Merxhani: Besoj në fitore 

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 13:59
Zija Merxhani

Të shtunën në program janë ndeshjet e xhiros së 14-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Shkëndijën që luan si vendase përballë AP Brera. Duelin me skuadrën nga Strumica e ka paralajmëruar mbrojtësi i majtë, Zija Merxhani, i cili beson se skuadra do të performojë në lartësinë e duhur për të arkëtuar tre pikët. 

Ndeshja Shkëndija-AP Brera zhvillohet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00. 

Zija Merxhani, tha: “Pas ndeshjes me Rabotniçkin kishim një ditë pushim dhe pastaj kemi punuar shumë mirë brenda javës. Kemi analizuar Brerën dhe besoj se skuadra do të japë më të mirën nesër.”

Fitorja dhe mungesat…

Zija Merxhani: “Sigurisht se ne mendojmë vetëm për fitore nesër. Normal kemi vuajtur mungesat në pjesën ofenzive të skuadrës, mirëpo kemi treguar se mund të krijojmë pavarësisht mungesave. Ndaj Rabotniçkit edhe pse s’fituam, ne krijuam shanse të mjaftueshme për të shënuar gol.”

Të gatshëm për të mundur Brerën…

Zija Merxhani: “Besoj se po, të gjithë kemi atë përcaktim. Kthehet Fitoni (Ademi) dhe do jetë armë shtesë në sulm. Besoj në fitore. Ne jemi të karikuar për fitore. Pastaj paralel me ne luhet ndeshja e Rabotniçkit me Strugën dhe besoj se të gjithë e dimë vlerën që bart fitorja eventuale e jona ndaj Brerës, për tu ngjitur në vendin e parë”.

Pas Brerës pauza…

Zija Merxhani: “Në këtë moment gjithë fokusi është te ndeshja me Brerën ku ne duam fitore. Pastaj pauza besoj do të jetë e mirëseardhur për të marrë veten, të pushojmë pak dhe të na rikuperohen lojtarët e dëmtuar para sprintit final të gjysmësezonit vjeshtor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat