Sylvinho ka grumbulluar 28 futbollistë për 2 ndeshjet e fundit të Nations League. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë dhe Ukrainës më 16 dhe 19 nëntor në “Air Albania.
Duele shumë të rëndësishme për skuadrën tonë, e cila ka detyrim vetëm fitoren për të përfunduar kaluar grupin B1. 50-vjeçari këtë grumbullim e nis me shumë “dhimbje koke”, pasi 3 futbollistë vijnë me probleme fizike në ekip.
Kështu pasi të mbërrijnë në Tiranë do ë shikohen me imtësi nga mjekët e Kombëtaresn Rey Manaj, Marash Kumbulla dhe Keidi Bare. Të 3 ojtarët kanë probleme fizike dhe mbeten në dyshim për sfidën me Çekinë.
Përveç kësaj, Sylvinho duelin me çekët e nis me mungesa. Mundesa e madhe do të jetë e Mirlind Dakut, me sulmuesin që ka plotësuar numrin 2 të kartonëve të verdhe dhe do të jetë i pezulluar.
Braziliani “qan” këtyë mungesë, pasi siç dihet Daku është një lojtar i fortë dhe do t’i bënte shumë punë ndaj çekëve, të cilët janë një skuadër fizike. Tashmë Sylvinhos nuk ka shumë kohë për të humbur dhe duhet të gjejë menjëherë planin B.