Portieri i Milanit në formë dhe i kënaqur, drejtuesit i ofrojnë marrëveshje të re!
Majk Manjan është rikthyer të tregojë performanca të nivelit të lartë me Milanin.
Portieri francez ka treguar se mund ta marrë skuadrën mbi supe dhe konfirmimi vjen edhe nga drejtuesit e klubit kuqezi.
Sipas mediave italiane “gardiani” kuqezi është shumë pranë rinovimit të kontratës me klubin italian.
Milani ofron 5 milionë euro në sezon, ndërsa agjentët e lojtarit kërkojnë 5.7 milionë.
Diferenca midis ofertës dhe kërkesës është e vogël, prandaj një marrëveshje mes palëve është më afër se kurrë.