Lukaku kthehet në kombëtare, Tedesco: I rëndësishëm për Belgjikën

Futboll

Lukaku kthehet në kombëtare, Tedesco: I rëndësishëm për Belgjikën

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 14:43
Lukaku

“Romeback”: kështu lajmërojnë rrjetet sociale të kombëtares belge rikthimin e Romelu Lukakut.

Trajneri i Belgjikës, Domenico Tedesco po përgatitet për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Italisë dhe kundër Izraelit në Budapest (14 dhe 17 nëntor).

Gjatë një konference për shtyp ai bëri të ditur listën e lojtarëve të thirrur për këto angazhime dhe iu desh të përgjigjet në pyetjet e bëra për rikthimin e Romelu Lukakut në kombëtare, pasi sulmuesi i Napolit kishte kërkuar të përjashtohej nga angazhimet e fundit.

"Lukaku është padyshim shumë i rëndësishëm për ne. Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë, këtë e dëshmojnë statistikat, edhe pse ka kohë që ka vuajtur.

Por është e logjikshme, pas verës së vështirë. Por ka një arsye pse Napoli dhe Conte e zgjodhën atë. Kam një marrëdhënie të mirë dhe të ngushtë me Romelun.

Besoj se ajo që më thotë është e rëndësishme dhe nuk më është dashur kurrë ta bind të luajë për ekipin kombëtar”, ka thënë mes të tjerash Lukaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat