Aurelien Tchouameni pritet të jetë blerja e madhe e Liverpool në merkaton e verës.
Madje, nëse arrihet dakordësia, mund të ndodhë që në janar.
Sipas asaj që raporton BBC Sport, Arne Slot e sheh mesfushorin francez si lojtarin e duhur për të luajtur në rolin 6, para mbrojtjes.
Liverpool ka gati 60 milionë euro për lojtarin e kombëtares franceze. Real Madrid është dakord për ta shitur, por e vlerëson 15 mln euro më shumë.
Kujtojmë se Tchouameni u ble për 100 mln euro nga Los Blancos.
Kjo shifër tejet e lartë me siguri që u dhemb shumë drejtuesve të klubit, sepse francezi nuk ka rezultuar blerje e goditur.