Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Në Grupin A, Liria e Prizrenit ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Trepçës ‘89 nga Mitrovica.
Golat i realizuan Kambato dhe Kulula.
Pas javës së 12-të, Trepça “89 është në vend të katërt me 19 pikë e ka dy më shumë se Liria në të 6-shtin.
Derbi i Grupit B është zhvilluar mes Vushtrrisë dhe Prishtinës së Re e cila ka përfunduar me rezultat 1:1.
Edmond Lika (25’) shënoi për vendasit dhe Astrit Berisha (32”) realizoi për Prishtinën e Re. Prishtina e Re kryeson me 29 pikë e Vushtrria është në vend të dytë me 24 sosh.