E ka në grup Kosovën, flet Aleksandar Andov!

Futboll

E ka në grup Kosovën, flet Aleksandar Andov!

Nga: K.G.. Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 15:47
Pamje nga një ndeshje

Është hedhur në Nyon shorti për edicionin e ri, të dytë të UEFA Ligën e Kombeve në kategorinë e femrave.

Kombëtarja A e Maqedonisë së Veriut për kundërshtare do të ketë Letoninë dhe Kosovën në kuadër të grupit 6.

Selektori i Maqedonisë, Aleksandar Andov ka folur për kundërshtaret.

“Këta janë kundërshtarë të njohur për ne dhe me të cilët kemi qenë në grup në dy ciklet e fundit.

Mendoj se tani është koha e duhur për të bërë atë hap para dhe për të fituar vendin e parë të shumëdëshiruar në grup.

Besoj se mundemi, dimë dhe kemi cilësi për një gjë të tillë”, tha Andov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat