Është hedhur në Nyon shorti për edicionin e ri, të dytë të UEFA Ligën e Kombeve në kategorinë e femrave.
Kombëtarja A e Maqedonisë së Veriut për kundërshtare do të ketë Letoninë dhe Kosovën në kuadër të grupit 6.
Selektori i Maqedonisë, Aleksandar Andov ka folur për kundërshtaret.
“Këta janë kundërshtarë të njohur për ne dhe me të cilët kemi qenë në grup në dy ciklet e fundit.
Mendoj se tani është koha e duhur për të bërë atë hap para dhe për të fituar vendin e parë të shumëdëshiruar në grup.
Besoj se mundemi, dimë dhe kemi cilësi për një gjë të tillë”, tha Andov.