Bayern i ka dhënë ultimatumin e fundit mbrojtësit Alphonso Davies.
Sipas gazetës “Bild”, klubi bavarez i ka kërkuar të firmosë kontratën e re ose të zgjedhë klub tjetër.
24-vjeçari ka qenë shumë i lidhur me Real Madridin, por javët e fundit për të kanë shfaqur interes edhe klube si Barcelona dhe Liverpool.
Bayern kësaj here ka gjetur një rrugë tjetër. Nuk ka biseduar me agjentin Nedal Huoseh, por drejtpërdrejt me kanadezin, të cilit i është ofruar një rritje rroge.
Bayern ka rritur ofertën, por jo aq sa kërkon Davies. Drejtuesit bavarezë nuk duan të prishin atmosferën e skuadrës, por të ruajnë një nivel të caktuar pagash për yjet kryesorë.