Lojtari i Realit kërkon të bindë Sylvinhon

Futboll

Lojtari i Realit kërkon të bindë Sylvinhon

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 16:22
Keidi Bare

Keidi Bare është një nga rikthimet më të bujshme në Kombëtaren shqiptare.

Kujtojmë që mesfushori kuqezi nuk ishte pjesë e listës së Euro 2024, teksa nuk u përfshi as në ndeshjet e tetorit të Nations League.

Megjithatë momenti i tij duket se ka ardhur. Pothuajse prej 1 viti, që nga 20 nëntori i vitit të shkuar e deri më sot,

Bare ka grumbulluar vetëm 80 minuta me Kombëtaren.

Pikërisht më 20 nëntor luajti 61’ minuta kundër Ishujve Faroe në ndeshjen përmbyllëse të kualifikueseve të Euro 2024. Teksa 19 minutat e tjera i mori në miqësoren kundër Suedië në mars të këtij viti.

 Shumë pak minuta për një mesfushor që ka qenë lider te Espanyol dhe është kthyer i tillë dhe te Real Zaragoza.

Ndërsa në ndeshjen e nëntorit me Kombëtaren, Bare kërkon që të bindë Sylvinhon për aftësitë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat