Spanja fton dy lojtarë të rinj që po ‘shkëlqejnë’ këtë sezon

Futboll

Spanja fton dy lojtarë të rinj që po ‘shkëlqejnë’ këtë sezon

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 16:25
Samu Omorodion, dhe Marc Casadon

Selektori Luis de la Fuente e ka ftuar të premten sulmuesin e Portos, Samu Omorodion, dhe mesfushorin Marc Casadon që aktivizohet te Barcelona.

Që të dy kanë bërë vend në listën e kampiones së Evropës për dy ndeshjet e muajit nëntor në Ligën e Kombeve, kundër Danimarkës dhe Zvicrës.

Omorodioni luajti me Spanjën në Lojërat Olimpike në Paris, ndërsa është ftesa e parë me ekipin senior.

Me Porton ka 11 gola në 11 ndeshje të zhvilluara në ligën portugeze dhe Ligën e Evropës.

Bashkëlojtari i Casados te Barcelona, Pau Cubarsi, është lënë jashtë listës.

17-vjeçari pësoi lëndim të frikshëm në fytyrë, në ndeshjen që Barcelona e fitoi thellë 5:2 në Beograd ndaj Crvena Zvezdës.

Vendin e tij e ka zënë Aitor Paredes i Athletic Bilbaos.

Sulmuesi i Milanit, Alvaro Morata, po ashtu pati lëndim të rëndë në kokë, madje ishte dërguar menjëherë në spital. Ai ishte lënduar në stërvitje. Por, selektori De la Fuente ka thënë se 32-vjeçari është mirë.

Fituesja në fuqi e Ligës së Kombeve, Spanja, ka 10 pikë dhe ka avancuar tashmë në çerekfinale, por ende nuk e ka siguruar vendin e parë në grup.

Spanja ka tri pikë më shumë se Danimarka në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat