Bomberi Robert Levandovski mbylli ditën e katërt të Champions-it si golashënuesi më i mirë, i barabartë me Rafinjën, Gikeres dhe Herri Kejnin.Me dopietën e tij kundër Yllit të Kuq ai është vetëm një gol larg arritjes së 100-të golave në Ligën e Kampioneve:
“Po, është një moment historik dhe jam shumë i lumtur. Si sulmues nuk është e lehtë të luash kundër kësaj lloj mbrojtjeje kaq të tërhequr, duhet pak durim për të gjetur hapësira të lira. Si skuadër kemi luajtur shumë mirë dhe në fund mund të kishim fituar edhe më thellë”, tha polaku.
Ish-lojtari i Bajernit pranoi se Barça u përmirësua në pjesën e dytë: “Donim të shënonim një gol shpejt. Në fillim luajtëm pak ngadalë, por në pjesën e dytë e rritëm pak ritmin dhe arritëm të shënonim tre të tjerë.
Të jesh pranë golit të 100-të në Ligën e Kampioneve është padyshim diçka speciale dhe më tundon. Do përpiqem ta finalizoj në duelin e ardhshëm në kompeticion më elitar në Europë”, vijoi futbollisti me numër 9 te Barcelona.
Robert përfundoi duke theksuar se duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe se objektivi mbetet i qartë: “Ne kemi një objektiv, të gjithë po luajmë shumë mirë dhe të kombinuar jashtëzakonisht mirë. Kemi shumë ndeshje përpara dhe duhet të jemi të vetëdijshëm se çfarë mund të përmirësojmë”, e mbylli Leva.
Vetëm Kristiano Ronaldo (140) dhe Leo Mesi (129) tejkalojnë rekordet e tyre të shënimit në historinë e Ligës së Kampioneve.