Besa e Dobërdollit do të takohet në Kavadar me fituesin e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll, Tikveshin.
Besa synon pikë nesër (13.00) në kuadër të javës së 14-të të Maqedonisë së Veriut.
Futbollisti i Besës, Bashkim Velija, shpreh optimizmin e tij: “Shpresoj të vazhdoj me këtë seri golash dhe në ndeshjet e ardhshme.
Po, është një ndeshje që do të jetë e vështirë për ne.
Megjithatë, atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe ne jemi përgatitur maksimalisht. Po bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur rezultatet e dëshiruara dhe, si gjithmonë, shpresojmë për fitore.
Është e vërtetë që kam arritur të shënoj në dy ndeshjet e fundit, dhe kjo më jep shumë besim.
Shpresoj të vazhdoj me këtë seri golash dhe në ndeshjet e ardhshme. Aktualisht ndjehem në formë shumë të mirë dhe jam duke arritur të rikthehem në nivelin e duhur.
Jam duke punuar vazhdimisht për të përmirësuar lojën time dhe për t’i dhënë skuadrës më shumë mundësi për të fituar”.