Skuadra e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Besa e Dobërdollit, ka reaguar në lidhje me trajnerin.
Sipas kësaj skuadre, trajner deri në fund të stinorit vjeshtor është Burim Sadiku.
“KF Besa njofton gjithë publikun se lajmet të cilat qarkullojnë nëpër media janë lajme jo zyrtare dhe të pavërteta.
Njoftojmë se puna e trajnerit deri në përfundim të kampionatit vjeshtor do ti besohet ndihmëstrajnerit Burim Sadiku së bashku me asistentët e tjerë të cilët janë pjesë e stafit.
Për çdo informacion do të jeni të informuar në profilin zyrtar të klubit”, njofton Besa.