Prej javës Vangjel Zguro është përjashtuar nga ekipi i Partizanit.
E ardhmja e mbrojtësit të majtë nuk dihet ende, teksa dhe trajneri serb Aleksandar Veselinoviq e injoroi ditën e sotme, duke mos preferuar të përgjigjej për një rikthim të mundshëm të futbollistit.
Megjithatë, Zguro nuk ka vonuar dhe ka reaguar në rrjetet sociale.
Mbrojtësi shkruan:
"Kokën lart gjithmonë dhe me drejtësi çdo lloji situate është koha ajo që tregon çdo gjë!”.
Një përgjigje kjo si për drejtuesit e Partizanit dhe trajnerin serb që e injoroi.
Pritet të shihet nëse Zguro do të vazhdojë që të jetë pjesë e Partizanit dhe të presë rikthimin.
Por nuk përjashtohet as ndërprerja e bashkëpunimit në një të ardhme të afërt, duke pasur parasysh dhe pak na ndan nga merkato e janarit.