Trajneri e injoroi, shqiptari i përgjigjet serbit

Futboll

Trajneri e injoroi, shqiptari i përgjigjet serbit

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 17:44
Vangjel Zguro

Prej javës Vangjel Zguro është përjashtuar nga ekipi i Partizanit.

E ardhmja e mbrojtësit të majtë nuk dihet ende, teksa dhe trajneri serb  Aleksandar Veselinoviq e injoroi ditën e sotme, duke mos preferuar të përgjigjej për një rikthim të mundshëm të futbollistit.

Megjithatë, Zguro nuk ka vonuar dhe ka reaguar në rrjetet sociale.

Mbrojtësi shkruan:

"Kokën lart gjithmonë dhe me drejtësi çdo lloji situate është koha ajo që tregon çdo gjë!”.

Një përgjigje kjo si për drejtuesit e Partizanit dhe trajnerin serb që e injoroi.

Pritet të shihet nëse Zguro do të vazhdojë që të jetë pjesë e Partizanit dhe të presë rikthimin.

Por nuk përjashtohet as ndërprerja e bashkëpunimit në një të ardhme të afërt, duke pasur parasysh dhe pak na ndan nga merkato e janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat